Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, Arben Gashi, ka thënë se në LDK janë tejkaluar mosmarrëveshjet e brendshme.
“Raportet me strukturat partiake janë çështje të cilat tashmë janë tejkaluar”, ka thënë Gashi në televizionin Rrokum.
“Edhe pse kemi pasur sfida, mënyra të ndryshme të këndvështrimit për politikëbërjen dhe koalicionet, ato tashmë janë tejkaluar”, është shprehur ai.
“Jemi në një listë, e cila është listë zgjedhore e LDK-së, për të cilën tashmë kemi një angazhim të përbashkët të gjithë për të dalë sa ma mirë”, ka thënë Gashi.
“Përderisa jemi bashkë në një listë, konsideroj që janë çështje të mbyllura”, është shprehur ai.
“Nuk janë çështje personale, janë çështje të këndvështrimeve politike, të cilat kanë marrë një epilog me përfundimin e koalicionit me PDK-në”, ka thënë Gashi.
“Tani duhet të angazhohemi maksimalisht për të dalë sa më mirë LDK-ja dhe koalicioni i saj, për të maksimalizuar votën që t’i japim një mundësi Kosovës që të qeveriset ndryshe nga ajo se si është qeverisur nga PDK…”, është shprehur Gashi.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?