Njëri prej figurave më të rëndësishme politike të pasluftës në Prizren, Eqrem Kryeziu, i ka dalë në përkrahje kandidatit të AAK’së për kryetar në Qytetin e Vjetër, Lulëzim Kabashin. Kryeziu në mes të sheshit kryesor të Prizrenit ka pi kafe me Kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinajn e Blerim Kuçin.
Eqrem Kryeziu, duket se është pozicionuar se kënd do ta përkrahë për garën për Kryetar të Prizrenit. I ka dalë në krah kandidatit të AAK’së për Kryetar, Lulëzim Kabashi.
Kryeziu bashkë me Kabashin kanë pirë kafe në qendër të Prizrenit bashkë me Kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinajn dhe me Sekretarin e AAK’së, Blerim Kuçin.
Haradinaj pas një tubimi në Prizren, së bashku me ekipin e AAK’së më, është ndalur në njërën nga kafiteritë e qytetit. Bashkë më të u pa edhe Ekrem Kryeziu, njëri nga figurat më të rëndësishme të LDK’së për shumë vjet.
Eqrem Kryeziu është themeluesi i LDK’së në Prizren dhe ka udhëhequr për një kohë me këtë qytet. Është larguar nga pozita e Nënkryetarit të LDK’së pas zgjedhjeve të vitit 2011.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër