Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, është i bindur se më 11 qershor do të ndodh ndryshimi i madh, e që është fitorja e koalicionit LDK-AKR.
Pacolli gjatë tubimit zgjedhor në Hajvali, duke iu drejtuar bashkëfshatarëve të vet si njerëz mikpritës, tha se në ditën e zgjedhjeve pret nga ata përkrahje.
“Hajvali si gjithmonë mikpritëse edhe kësaj radhe në këtë qendër votimi do të tregoj se është për këtë koalicion, është për ta ndryshua Kosovën dhe për një qeveri më ndryshe. Këtu ne dimë të bëjmë surpriza dhe ditën e zgjedhjeve do të dalim e t’i themi mjaft më njerëzve që nga paslufta e kanë mbajt peng Kosovës, e kanë zhvat”, u shpreh presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli.
Ai tha se ka ardhur koha për një njeri evropian, siç është kandidatipër kryeministër i koalicionit LDK-AKR, Avdullah Hoti.
“Ka ardh koha që të përkrahet njeriu me edukatë evropiane, me të ardhme evropiane, e ky është Avdullah Hoti. Hajvalinë dhe krejt Gollakun e kemi mbrapa. Ne do të qëndrojmë prapa juve gjithmonë me shumë shpresë se ndryshimi i madh do të ndodh me 11 qershor, dhe jam i bindur që do të ndodh”, u shprehë Pacolli. /Arbresh.info/


Rama takon Mitsotakis në Athinë: Synojmë marrëveshje të re s...
Tifozët e Leicester përballen ballë për ballë me pronarin e ...
Abdixhiku nis përgatitjet për zgjedhjet e reja, planifikon t...
Vinicius po “paguan faturën” nga tifozët në R...
Ambasadori i Luksemburgut: Investimi në Kardiologji në QKUK ...
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, Kurti për opozitë...