AKR mbyll Fushatën në Ferizaj, Rexhepi premton zhvillim ekonomik, punësim dhe transparencë

18:52 | 20 Tetor 2017

Në prani të një numri të madh të qytetarëve, sot është mbajtur tubimi përmbyllës zgjedhor i degës së Aleancës Kosova e Re në Ferizaj, ku edhe njëherë kandidati për Kryetar të Komunës Amir Rexhepi prezantoi pikat kryesore të programit të AKR-së.

I pranishëm në këtë tubim ishte edhe Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga kryetari i degës së AKR-së në Ferzaj, njëherit deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri,

Zëvendësministrat e AKR-së, Rejhan Vuniqi, Arbër Geci, Vesel Makolli si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të partisë nga qendra.

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Ferizajt, Amir Rexhepi i falënderoi qytetarët për besimin e tyre dhe tha se pas 22 tetorit, Ferizajit do t’i kthehet zhvillimi ekonomik, punësimi dhe transparenca.

“Dua të jem zëri i të rinjëve, pensionistëve, prindërve dhe të gjitha shtresave të shoqërisë tonë sepse njësoj si ju, edhe unë jam lodhur nga kjo keqqeverisje që po na ngulfatë”, ka thënë ai duke ju bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij që të dielën t`ia japin votën vizionit të AKR-së për Ferizajin.

Në fjalën e tij para qytetarëve, Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, tha se Ferizaj nuk do të jetë më vend i varfërisë, mungesës së ujit dhe keqmenaxhimit komunal, sepse me ardhjen e AKR-së në krye të Komunës do të implementohet programi i kompletuar i AKR-së për këtë Komunë. Me një fjalë rasti, ferizajasit i përshëndeti edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i degës së AKR-së në Ferizaj Labinot Tahiri, i cili ju beri thirrje ferizajasve që ta votojne Amirin, për ti dhënë shans punësimit të të rinjëve dhe reformave në arsim, shëndetësi e administratë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara