Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosja, Shpend Ahmeti pas hapjes së fushatës elektorale, ka treguar edhe prioritet e tij për këtë komunë. Përmes slloganit “Jepi krahë Prishtinës” ai ka treguar planprogramin prej 60 faqeve.
Ahmetit tha se Vetëvendosja është i vetmi opsion i majtë në Kosovë, të cilët do e ngjallin kryeqytetin.
“Vetëvendosja është i vetmi opsion i majtë në Kosovë, që kanë të bëjnë me pagesat ndryshme e me strehime te shumta. Po ashtu duke ndalë ndërtimet pa leje. Tash jemi në fazën e stabilizimit të këtyre gjërave. Programi jonë është 60 faqesh në 10 fusha e 100 zotime. I kemi rrit ambiciet tona për Prishtinën dhe çdo zotim është i kostuar duke e ditur sa na kushton në buxhet”, tha Ahmeti.
Ai po ashtu tregoi katër prioritet e tij kryesore, të cilat kanë të bëjnë me pastërtinë e lagjeve të Prishtinës, sportin e rekreacionin, parkingjet dhe pedonalet dhe shëndetin e mirëqenien sociale.
Osmani uron Portugalinë për Ditën Kombëtare: Presim forcim t...
Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion ...
BE me program për forcimin e sigurisë kibernetike të Shqipër...
Sorensen deklarohet pas takimit me Bislimin e Petkoviqin, pa...
A u bisedua me Kurtin edhe për koalicion, flet Bedri Hamza
Takimi i kryenegociatorëve në Bruksel, Bislimi: Sorensen ka ...