Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, gjatë një takimi me banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë, ka thënë se kjo lagje është lënë anash në katër vitet e fundit, ndërsa në mandatin e ardhshëm katërvjeçar do të ketë një buxhet të veçantë për investime në këtë zonë.
“Banorët e Dardanisë janë dëshmitarë që nuk po mirëmbahen lojërat dhe këndet për rekreacione, të cilat viteve të fundit pothuajse janë shkatërruar tërësisht. Plani jonë është rehabilitimi i këtyre zonave nëpërmes investimeve të fuqishme”, ka thënë Abrashi.
Ai ju ka garantuar banorëve të “Dardanisë”, se do të bëjnë fasadimin e ndërtesave, do të rregullojë këndet e lojërave – shumica e të cilave tani janë shkatërruar, do të rregullojë ashensorët dhe hapësirat e përbashkëta nëpër banesa.
Plani i Abrashit për “Dardaninë” parasheh edhe ndërtimin e një staze për vrapim, më shumë parkingje dhe çka është më e rëndësishmja rritja e nivelit të pastërtisë dhe grumbullimi i mbeturinave.
Abrashi ju ka premtuar banorëve të lagjes se në bashkëpunim me nivelin qendror do të krijojë mundësi që të ketë një lidhje me magjistralen dhe të lehtësohet qasja në rrugët tjera të qytetit.
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës