Përparim Rama, kryetari i Prishtinës dhe njëherësh kandidati i LDK-së për një mandat të dytë në krye të kryeqytetit, është ankuar për pengesa nga niveli qendror në realizimin e projekteve.
Ai ka thënë se të gjitha projektet, apo shumica prej tyre të shpalosura në fushatën e parë, kanë qenë tetëvjeçare dhe transformuese.
“Mirëpo, shumë prej tyre kam besuar që bëhen shumë më herët”, ka thënë ai.
Me të marrë mandatin, Rama ka deklaruar se kishte kërkuar për rialokim të një buxheti prej 7 milionë eurosh, por që nuk është aprovuar nga ministri Hekuran Murati.
“Që na e ka humbur neve një vit në këtë aspekt… 3 shkolla i kemi kry dhe 7 janë në përfundim e sipër”, ka thënë Rama në Debat Plus.
“Edhe çështja e tregut ka filluar dhe tash IKMM-ja na ka ndaluar edhe këtë… jemi duke ndërtuar tregun Offside për me pru dhe me vendos aty në vend, sepse sikur që ka vepruar IKMM-ja në mënyrë joligjore për të ndaluar projektin e Gjorxh Bushit, të njëjtën e ka përdorur edhe për ndaljen e platformës së kryeqytetit, të njëjtën e ka përdorur për ndaljen e projektit të Agim Ramadanit, të njëjtën pra e ka përdorur edhe për treg”, ka shtuar ai.
“Pra, nuk kemi këtu të bëjmë me moskryerjen e projekteve apo mos-shtyrjen e proceseve përpara, por kemi të bëjmë me çështje bllokadash puro politike, por që ne po themi se po vazhdojmë tash offside”, ka thënë Rama.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari