Kryetari i LVV-së njëherësh edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar një fermer të patateve dhe grurit në Pestovë të Vushtrrisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha prioritet i kandidatit Sylejman Mehollit janë mbrojtja e kulturave bujqësore nga vërshimet përmes rregullimit të kanaleve kulluese dhe argjinaturave.
“Te fermeri Sadik Abiti në Pestovë të Vushtrrisë. Ai kultivon patate dhe grurë dhe është një nga përfituesit e shumtë e të kënaqur të mbështetjes nga Ministria e Bujqësisë dhe qeveria jonë. Sadiku është gjithashtu një nga fermerët e shumtë e të zotë të kësaj ane që, përpos përkrahjes nga niveli qendror, kanë nevojë edhe për kujdes dhe ndihmë nga komuna. Nevojat e tyre janë prioritete të kandidatit tonë për kryetar të ardhshëm të Vushtrrisë, Dr. Sylejman Meholli, i cili në program, ndër të tjera, ka mbrojtjen e kulturave bujqësore nga vërshimet përmes rregullimit të kanaleve kulluese dhe argjinaturave, funksionalizimin e Tregut të Gjelbër për prodhuesit vendor dhe programe e trajnime të avancuara për fermerët”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?