Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar dje në Klinë dhe Malishevë, ku ka prezantuar kandidatët e PDK-së për kryetar të komunave përkatëse.
Në një tubim në Caravik të Klinës, ka theksuar se shumica e projekteve të mëdha që e kanë transformuar Klinën nga një qytezë e vogël, e lënë anash në të kaluarën në një qytet të vërtetë e mbajnë vulën e PDK-së dhe Sokol Bashotës.
Ai ka kërkuar nga të pranishmit të mobilizohen për rikthimin e Bashotës në krye të Komunës së Klinës.
“Me datën 12 tetor, të bëhemi bashkë në mënyrë solemne e të organizuar, të shkojmë te kutitë e votimit dhe të votojmë për numrin 191, për PDK-në dhe për kandidatin tonë e kryetarin e ardhshëm Sokol Bashota”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Malishevë, Krasniqi ka thënë se kjo komunë po shkon drejt një ndryshimi të madh që ka emër, fytyrë, identitet dhe është i mishëruar te kandidati i PDK-së për kryetare të kësaj komune, Dr. Gëzim Krasniqi.
“Dr. Gëzimi është shembull i një personaliteti me vlera të larta profesionale e kombëtare. Një pediatër që për mbi 20 vite ka qenë pranë çdo fëmije e çdo shtëpie në Komunën e Malishevës. Një mjek që nuk është kursyer as ditën e as natën, që nuk ka shikuar orar, por vetëm ka shikuar nevojat e qytetarëve të kësaj komune. Një luftëtar i lirisë, që si student iu bashkua UÇK-së me zemër e pa llogari personale. Më 12 tetor, zgjedhja është e qartë për secilin qytetar që e do Malishevën me zemër: Dr. Gëzim Krasniqi, numri 191 – Partia Demokratike e Kosovës”, ka theksuar lideri i PDK-së./Arbresh.info
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...