Partia Demokratike e Kosovës sot nis zyrtarisht fushatën për balotazhin e 9 nëntorit, në të cilin garon në gjashtë komuna të vendit.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kjo fazë e re e fushatës shënon “rrugën drejt fitores së madhe të punës, besimit dhe përvojës”.
Ai ka shtuar se 9 nëntori është “dita e qytetarëve, dita e vlerave dhe dita e fitores”, duke theksuar se komunat që udhëhiqen nga PDK-ja “meritojnë më mirë” dhe se partia e tij ka vendosur standarde të larta të qeverisjes lokale në Kosovë.
Krasniqi ka theksuar se kandidatët e PDK-së janë njerëz të ndershëm dhe të dëshmuar, të cilët kanë ofruar programe konkrete dhe ekipe të forta për komunat e tyre.
Në balotazh, PDK garon me Shaqir Totajn në Prizren, Arian Tahirin në Mitrovicë, Ferit Idrizin në Vushtrri, Sabedin Vishin në Kaçanik, Sokol Bashotën në Klinë dhe Shaban Shabanin në Dragash.
“Edhe pa mbështetjen e nivelit qendror, kryetarët tanë kanë bërë punë të jashtëzakonshme. Ata do të vazhdojnë të bëjnë edhe më shumë me një qeveri që i mbështet të gjithë, pa dallim, siç bën PDK-ja”, ka shkruar Krasniqi.
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...