Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Hanin e Elezit në kuadër të aktiviteteve të fushatës së zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ku së bashku me strukturat e Aleancës dhe qytetarët ka rikujtuar rrugëtimin e kësaj komune.
Haradinaj tha se në vitin 2005, si kryeministër, kishte marrë vendimin për krijimin e Komunës së Hanit të Elezit, edhe pse një vendim i tillë ishte kundërshtuar nga shumëkush.
“Si kryeministër, isha i vendosur që Hani i Elezit të bëhej komunë, edhe pse shumëkush më kundërshtonte. Sot, shumë prona që dikur duhej t’i ktheheshin Hanit të Elezit janë kthyer, një fitore për të gjithë qytetarët,” u shpreh Haradinaj.
Ai theksoi se Hani i Elezit, si komunë kufitare, ka nevojë për mbështetje dhe zhvillim të veçantë
“Duhet të shndërrohet në një zonë moderne, sepse është pasqyra e parë për këdo që hyn në Kosovë,” theksoi kryetari i AAK-së.
Haradinaj prezantoi edhe listën e kandidatëve të Aleancës për këtë komunë, duke veçuar bartësin e listës, Menduh Vlashi.
“Listës së Aleancës i prin Menduh Vlashi, i dëshmuar si në përpjekjet për liri, por edhe në shtetndërtim. Ai ka pranë një ekip të mrekullueshëm kandidatësh për Asamble, që do të punojnë për zhvillim dhe përmirësim të jetës së qytetarëve,” tha Haradinaj.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...