Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, sot ka prezantuar një projekt gjigant për revitalizimin e plotë të lumit Ibër, në dy brigjet e tij.
Tahiri ka thënë se Ibri do të jetë vendi ku qytetarët do të takohen, shëtisin dhe ndajnë jetën me njëri-tjetrin.
“Ibri, krenaria e qytetit, do të ketë pamje të re! Unë do ta revitalizoj tërësisht lumin Ibër, duke e kthyer atë në një hapësirë që lidh dhe pasuron jetën në këtë pjesë të Mitrovicës. Shteg për ecje dhe biçikleta, që lidh lagjet mes vete. Hapësira gjelbëruese dhe parqe urbane, për rekreacion dhe pushim të familjeve. Ndriçim modern dhe estetik, që sjell siguri dhe gjallërim të jetës edhe në mbrëmje. Ibri do të jetë vendi ku qytetarët do të takohen, shëtisin dhe ndajnë jetën me njëri-tjetrin. #PDK191 #PerTyGjithmoneMitrovice”, ka shkruar Tahiri, duke e ilustruar postimin e tij edhe renderat e projektit për revitalizimin e Ibrit.
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...