OJQ REC thirrje qytetarëve të Mitrovicës të dalin në zgjedhje
OJQ REC – Reconciliation Empoëering Communities, u ka bërë thirrje qytetarëve të Mitrovicës, të dalin në zgjedhje për të përcaktuar udhëheqësin e tyre për katër vitet e ardhshme.
Kjo organizatë po ashtu ka përgëzuar partitë politike për fushatën korrekte dhe të pastës.
Komunikata e plotë:
OJQ REC – Reconciliation Empoëering Communities duke qene pjesë aktive e procesit zgjedhor lokal,përgëzon partitë politike në qytetin e Mitrovicë për fushatën korrekte dhe demokratike.
Jemi të lumtur që përgjatë këtyre javëve, kemi kontribuar në avancimin e demokracisë elektorale, duke kërkuar shkëmbim idesh, programesh dhe projektesh, dhe duke mundësuar zotimin mbi premtimet nga kandidatët për kryetarë të komunës.
OJQ REC bënë thirrje gjithashtu, të gjithë votuesve mitrovicas, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të përcaktuar pushtetin për katër vitet e ardhshme, si mundësi dhe e drejtë demokratike e secilit qytetarë.
Demokracia e plotë elektorale arrihet vetëm kur secili nga ne luan rolin e tij, dhe kur politikanët garojnë fer dhe e drejta e votimit shfrytëzohet; organizatat politike dhe shoqëria civile mund të veprojnë lirshëm; zgjedhjet janë të pastra dhe nuk dëmtohen nga mashtrimet dhe parregullsitë sistematike; dhe rezultati zgjedhor përcakton pushtetin politik.
Për më tepër, demokracia elektorale kërkon liri thelbësore të shprehjes dhe një media të pavarur të aftë të denjë këtij procesi, duke e përmbyllur dhe duke dhënë shembullin më të mirë për proces të drejtë. /arbresh.info/
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...
Fiorentina në rrezik për rënie në Serie B: Historia tregon s...