Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Dragashit Behxhet Xheladini, tha në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova se qeverisja aktuale e kësaj komune e ka humbur besimin tek qytetarët.
Xheladini tha se pavarësisht se çfarë programi do ta paraqesë kundërkandidati i tij nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është edhe kryetar aktual i Dragashit qytetarët nuk do t’i besojnë më.
Ai theksoi se gjatë 14 vjet qeverisje janë bërë shumë lëshime.
“Nuk ka program që nuk mund të realizohet por problemi është tek besimi. Qeveria aktuale e ka humbur besimin tek qytetarët dhe se pavarësisht se çfarë programi do ta paraqesin, ata nuk do të besojnë se do ta realizojnë për arsye se gjatë qeverisjes 14 vjeçare ka pasur shumë lëshime, shumë dobësi dhe shumë gjëra që i kanë premtuar në zgjedhjet e kaluara nuk i kanë realizuar”.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...