Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetare të Deçanit Hyrie Dobrunaj, tha se kryetari aktual i këtij qyteti Bashkim Ramosaj, nuk ka ardhur të ballafaqohet me kundërkandidatët e tij sepse i ka humbur të gjitha debatet.
“Asnjëherë nuk i ka ndodhur kjo asnjë përfaqësuesi të Aleancës, sepse Aleanca dihet udhëheq që 19 vjet në Deçan. Nuk i ka ndodh të ballafaqohet me faktet. Kësaj radhe ata janë ballafaquar me faktet dhe ai nuk ka dashur të marrë sonte pjesë sepse e di që e humb debatin”.
Ajo tha në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova se kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Deçanit është parë duke shtruar asfallt në këmbim të votës.
“Ai e ka edhe një arsye se pse nuk ka ardhur në debat. Është tepër i angazhuar për t’i shtruar të gjitha rrugët qytetarëve për t’i mashtruar ata me datën 17. Këto janë fotografitë që janë bërë sot. Ai ka punuar në fshatin Strellc dhe në fshatrat e tjerë me kushtëzimin për votë me asfallt. Ai është i zënë duke punuar sepse e di që nuk e ka situatën sikur gjithmonë”.
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...