Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, e ka akuzuar për mashtrim dhe e ka cilësuar si “frikacak” kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Krasniqi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 ka thënë se Limaj nuk doli që të përballej si kandidat për kryetar me kandidatët e tjerë, derisa akuza pati edhe për veprimtarinë e tij gjatë luftës, shkruan Gazeta Express.
“Fatmir Limaj prej malishevasve njihet si njeri mashtrues, dredharak por edhe frikacak. Pse frikacak? Sepse frikën e tij e ka shpërfaqë edhe gjatë luftës dhe e dinë qytetarët. Por, e ka shpërfaqë edhe tani në zgjedhjet e fundit sepse e çoi si kurban mikun e tij që i ka qëndruar gjithmonë pranë e që e kanë ndihmuar njëri-tjetrin z.Ekrem Kastrati e nuk u bë burrë e të dalë para qytetarëve dhe ta kërkojë mbështetjen e tyre nëse ai po mendon se qytetarët e mbështesin”, ka thënë ai.
“Pse z.Limaj nuk doli përballë nesh dhe të sfidohet si kryetar komune apo ndoshta ky posti si kryetar komune i duket si diçka e parëndësishme apo sikurse me z.Begaj që e ka keqpërdorë tash tenton që ta djegë z.Kastrati sepse e di që zgjedhjet janë të humbura”, ka shtuar tutje Krasniqi.
Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...