Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Vitisë, Arsim Ademi, thekson se gjatë qeverisjes së tyre prioritet do të ketë rregullimi i problemit të ujit të pijës.
“Çështja e ujit të pijes për qytetarët e Vitisë është shumë problematike, sipas një raporti të Instituti GAP vetëm 10 përqind e qytetarëve kanë qasje në ujë të pijes”.
“Fokusin tonë do ta ketë edhe uji i pijes pasi përveç Vitisë asnjë fshat nuk ka ujë të pijes. Problemi i ujit të pijes do të jetë prioritet në qeverisjen tonë. Rregullimi i këtij problemi do të jetë prioritet dhe do të rregullohet me urgjencë nga ne”, tha Ademi.
Ademi në “Edicionin Zgjedhor” bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje në garë për Vitinë ka hyrë me një program që ka rrjedh prej qytetarëve teksa bëri të ditur zotimet e tyre, njofton Klankosova.tv.
“Lëvizja Vetëvendosje në këtë garë ka hy me një program që ka rrjedh prej qytetarëve dhe ekspertëve brenda VV-së. Ajo që ne dëshirojmë t’ju ofrojmë qytetarëve është një qeverisje e mirë dhe transparente, një administratë efikase teksa fokusin tonë do ta ketë arsimi dhe shëndetësia pasi besojmë që nuk janë në nivelin e duhur”.
“Synojmë edhe hapjen e disa çerdheve, fusha e tretë do të jetë shëndetësia me investime direkte në emergjencë dhe rivitalizimin qendrave të mjekësisë familjare dhe sigurimit të ambulancave e po ashtu edhe krijimi i ekipeve mobile për t’ju dalë në ndihmë qytetarëve”.
“Për shëndetësi synojmë të bëjmë furnizim të rregullt të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare me pajisje të reja dhe efikase si dhe rifunksionalizimi i disa ambulantave që nuk janë në funksion nëpër fshatra. Po ashtu do të bëjmë rritjen e shërbimeve shëndetësore me ekipe mobile që do të punojnë 24 orë”, tha Ademi.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit