Selim Pacolli: Do të arrijmë që zëri ynë të shkojë në çdo shtëpi

19:06 | 28 Janar 2025
E.G

Koalicioni për Familjen sot po e vazhdon fushatën në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Kandidati për deputet nga ky koalicion, Selim Pacolli tha se një kohë i ka shërbyer këtyre qytetarëve dhe e din zemrën e tyre duke shtuar se të njëjtit nuk do ta lënë koalicionin vetëm, shkruan Arbresh.info.

“Këta qytetarë besnikë do të jenë krahët e tonë në këtë kauzë të cilën ne e nisëm si një ide politike si një kauzë politike por gjatë rrugëtimit është shëndrruar në një kauzë e cila dita ditës në çdo moment vetëm sa po rritet duke e ditur se vetëm familja ka vlerë”, u shpreh ai.

“Nuk e kemi zgjedhur rastësisht slloganin e familjes duke e ditur që ne këtu i kemi prezentë dy ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët me punën e tyre dhe angazhimin e tyre e ndalën atë të keqë që iu kanos shoqërisë tonë.”, tha ai.

Pacolli tha se do të arrijnë që zëri i tyre të shkojë në çdo shtëpi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale