Kandidati për kryeministër nga radhët e VV-së, Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e tij ka shënuar progres në rikthimin e terminaleve doganore nën menaxhim shtetëror, duke e cilësuar këtë proces si pjesë të reformave për forcimin e interesit publik.
Gjatë një tubimi të mbajtur në Pejë, në kuadër të fushatës zgjedhore, Kurti tha se në momentin kur qeveria aktuale mori pushtetin, vetëm 1 nga 11 terminale doganore ishte në pronësi shtetërore, ndërsa 10 funksiononin si private, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, sot situata ka ndryshuar ndjeshëm, pasi 8 terminale tashmë janë shtetërore.
Ai theksoi se procesi i kalimit të plotë në pronësi publike do të përmbyllet në pranverën e vitit 2026, kur edhe 3 terminalet e mbetura do të bëhen shtetërore.
“Kur qeveria jonë mori pushtetin, vetëm 1 nga 11 terminale doganore ishte shtetëror kurse 10 ishin private. Sot 8 janë shtetërore, ndërsa 3 të mbetura do të bëhen publike në pranverën e vitit 2026”, deklaroi Kurti./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...