Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Në një postim të publikuar në Facebook, Krasniqi shkroi se roli i diasporës ka qenë gjithmonë i pazëvendësueshëm dhe mbetet i tillë edhe sot.
Ai i fton qytetarët që të regjistrohen deri më 6 dhjetor në faqen diaspora.kqz-ks.org.
“E ju që do të jeni fizikisht mes nesh, ju mirëpresim krahëhapur dhe me zemrat plot. Le ta bëjmë 28 dhjetorin ditë të bashkimit dhe të fitores sonë”, shkroi ish-kreu i PDK-së.
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...