Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër nga LDK, ka mbajtur një tubim në Rugovë, ku ka mbetur pa fjalë nga pritja e qytetarëve.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se ndjenja në këtë sallë ishte e fitores, përcjell Arbresh.info.
“Rugovë! Pa fjalë! Gazi kishte vendosur shallin e vitit 2001, atë që e barte Ymer Muhaxheri gjatë prities së Rugovës. Dhe ndjenja në këtë sallë ishte e fitores. ‘I herë flasin rugovasit’! Këtë e kam mësuar nga ta! ‘I herë’ fola dhe unë! Zotimet e burrit janë prej guri! Do t’u rri në fjalë! Por tani, kemi festë! Po e përjetojmë ringritjen e djathtë si në kohët më të mira! Kushtrimi ka rënë tashmë! Plot emocion! Rugova po kthehet fort! Shtëpia e madhe ka hapur derën e popullit, prandaj dhe jemi krenar”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri