Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e katërt të fushatës zgjedhore ka mbajtur tubim me qytetarët e Deçanit.
Osmani tha se kjo mbështetje e madhe e qytetarëve të Deçanit nënkupton fitoren e LDK-së.
Ajo para të pranishmëve foli edhe për njerëzit e Lidhjes Demokratike të Kosovës që sipas Osmanit janë vrarë prapa shpinës nga frikacakët.
“Kjo mbështetje në Deçan nënkupton fitore për LDK-në. LDK i ka humbur disa prej njerëzve më të rëndësishëm shkaku i frikacakëve që na sulmonin pas shpine.E falënderoj Armend Zemajn se ka qenë krah i fortë i saj, meqë ky vjen prej kësaj ane”, tha Osmani.
Kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike shtoi se ka ardhur në Deçan për ta konfirmuar vullnetin për çlirimin e vendit nga qeverisja e keqe.
“Kam ardhur për ta konfirmuar vullnetin tonë për ta çliruar vendin nga qeverisja që e ka ngulfatur vendin Më 8 tetor do të dëshmojmë këtë besë që po na e jepni sot si edhe dje në Prizren që njerëzit mos me ik nga vendi”.
“Vetëm fitorja e thellë e LDK-së e çon në opozite PDK-në. Me ia deshmu kundërkandidatit tim që e mbyti shpresën e deçanasve”.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...