Kryetari i Degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, i cili është edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, së bashku me kandidatët për deputetë të kësaj partie nga kjo komunë ka takuar përfaqësuesit e Ndërmarrjes Publike Komunale “Stacioni i Autobusëve” SH.A. Gjakovë.
Gjatë këtij takimi, kryetari Hoxha është njoftuar me gjendjen aktuale të kësaj ndërmarrje, planin strategjik dhe zgjerimin e kapaciteteve.
“Ndërmarrja “Stacioni i Autobusëve” SH.A. Gjakovë është nën menaxhimin e Komunës së Gjakovës, ndërsa si deputet në të ardhmen do të kërkojë që të alokohen mjete nga qeveria edhe më shumë për ndërmarrjet publike lokale, me qëllim që të ngritën kapacitete të reja, duke u ofruar shërbime më cilësore për qytetarët. Jemi të vetëdijshëm se ka mangësi në ndërmarrjet publike komunale, por me një përkujdesje më ndryshe nga qeveria e ardhshme e drejtuar nga koalicioni Nisma-AKR-PD ato do të evitohen. Koalicioni Nisma-AKR-PD është oferta më e mirë për zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Fazli Hoxha kandidat për deputet i koalicionit Nisma-AKR-PD./arbresh.info
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...