Të paktën nëntë minatorë vdiqën si pasojë e zjarrit në një minierë të Siberisë

11:09 | 25 Nëntor 2021

Të paktën nëntë minatorë kanë vdekur si pasojë e një zjarri në një minierë në rajonin Kemerovo të Siberisë, derisa disa të tjerë kanë pësuar lëndime.

Të paktën 285 minatorë ishin brenda kur zjarri shpërtheu në minierën e qymyrit Listvyazhnaya në Kemerovë – e njohur gjithashtu si Kuzbass – 3,600 kilometra në lindje të Moskës, shkroi guverantori Sergei Tsivilev.

Shërbimet e urgjencës thanë për Interfax se 237 minatorë u evakuuan, 43 prej të cilëve pësuan lëndime të ndryshme.

Sipas medieve të huaja, përcjell telegrafi, numri i viktimave mund të rritet derisa 49 minatorë kanë mbetur të bllokuar brenda, sipas Interfax.

Lajmet më të lexuara