Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Lukas Mandl ka dhënë detaje për procesin zgjedhor, në Shkollën “Sveti Sava”, në Mitrovicën veriore, e ku ka thënë se deri në këto momente nuk ka pasur parregullsi të shënuara, shkruan arbresh.info.
Në një intervistë të shkurtër për arbresh.info Mandl, bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës deri në orën 19:00.
“Ne jemi mbikëqyrës të Bashkimit Evropian me më shumë se 100 vëzhgues, përfshirë këtu anëtarë nga parlamenti Evropian, të cilët janë në Kosovë që nga shtatori po ashtu kemi edhe vëzhgues që kanë arritur këtë javë. Ne kontribuojmë për demokracinë, dhe dua të falënderojë ata që janë në komisione nëpër të gjithë Kosovën, por më së shumti ata që do të kontribuojnë në demokraci janë votuesit të cilët shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, e pikërisht kjo është ajo që do doja të inkurajoja të gjithë, që ta përdorin fuqinë e votës së tyre deri në orën 19:00. Jam i lumtur që në këtë zgjedhje është i mirëpritur edhe misioni Evropian në Mitrovicën Veriore dhe në të gjithë Kosovën”, tha Mand për arbresh.info.
Tutje ai tha se të martën do dalin me një deklaratë në lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor ndërkaq raporti final në fund të vitit tjetër.
“Jemi në mes të ditës së zgjedhjeve dhe jemi të vetëdijshëm që është akoma duke vazhduar në mënyrë të njëjtë të të gjithë Kosovën, në këtë javë pra të martën do dalim me një deklaratë ndërsa raportin final do ta kemi në fund të vitit tjetër nga misioni Evropian”, tha ai.
Kujtojmë se në Mitrovicën Veriore po vazhdon procesi i rregullt i votimit për te zgjedhur të parin e kësaj komune.
Për dallim nga vendet e tjera këtu ka një numër më të lart të votuesve./arbresh.info.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë