Një person është lënduar si pasoj e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Llukarë të Prishtinës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Llukarë,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë, një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person (ngasësi i automjetit)”, tha Ahmeti.
Gjatë ditës, Arbresh.info ka siguruar edhe pamje nga ky vetaksident të cilin mund ta shihni më poshtë:
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...