Ka filluar të mbahet konferenca liria e shprehjes dhe jurisprudenca kushtetuese në Ballkanin Perëndimorë.
Në fjalën e saj kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi tha se janë mbledhur për të shkëmbyer përvojat në fushën e lirisë së shprehjes si dhe praktikave të gjykatave tona në raport me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në këtë aspekt.
Ajo tha se liria e shprehjes nuk mund të përkufizohet në një profesion apo grup të caktuar njerëzish.
“Liria e shprehjes nuk mund te kufizohet në një profesion dhe grup të caktuar njerëzish e as vetëm në sferën e lirisë së medias ajo konsiston një sërë drejtash si lirish të ndryshme ku bëjnë pjesë liria e të menduar dhe informacionit që mbron lirinë e e çdo individi për të kërkuar dhe marr informacion për ndonjë ngjarje”, u shpreh ajo.
Ajo tutje tha se liria e shprehjes është e lidhur ngushtë me kornizën ligjore kushtetuese të çdo vendi e rrjedhimisht me Gjykatat Kushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese ka aplikuar me besnikëri nenet e konvetntës evropiane për të drejtat e njeriut, ky është obligimi ynë kushtetues. Gjykata Kushtetuese e ka kuptuar rolin dhe ndikimin qe e kanë mediat andaj Gjykata parashikoi zyrën për komunikim dhe informim”, ka thënë ajo./arbresh.info
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...