Kabineti qeveritarë ka miratuar propozimin që përmes ndryshimeve legjislative të parashihet konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme.
“Ky propozim është më i përshtatshmi për t’i adresuar problemet e trajtuara. Do të mundësojë demotivimin e kriminalitetit në vend”, është shprehur kryeministri, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë.
Ministrja Drejtësisë, Albulena Haxhiu, saktëson se mbëhet fjalë për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme në mungesë të një aktgjykimi dënues.
“E mira publike nuk do të shfrytëzohet pa bazë ligjore”, deklaroi Haxhiu në mbledhjen e qeverisë.
Hekuran Murati ka paraqitur koston e miratimit të këtij ligji.
“Me rastin e hartimit të legjislacionit Ministria e Drejtësisë t’i ketë parasysh kufizimet buxhetore”, është shprehur Murati./arbresh.info/
Dosja ndaj Dushan Maksimoviq dhe pesë tjerëve për barrikadat...
Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit