Premtimet e Faton Pacollit nga AKR-ja, që po kërkon votën e qytetarëve të Prishtinës

14:03 | 14 Tetor 2021

Ka dhjetë vjet që është pjesë e komunës së Prishtinës, si zyrtar i gjendjes civile, mirëpo në këto zgjedhje komunale, Faton Pacolli pretendon të bëhet pjesë e Asamblesë komunale në Prishtinë.

Pacolli kandidon për asambleist për Aleancën Kosova e Re (AKR).

Në një intervistë për arbresh.info ai tregon se pse vendosi t’i hyjë kësaj gare.

“Ideja erdhi pas konsultimeve me nënkryetarin e Prishtinës z. Selim Pacolli. U dakorduam që unë të kandidoj për asamble komunale, pasi që angazhimin që kam bërë në komunën e Prishtinës mendoj që kam bërë mjaft për qytetarët e kësaj komune”, tha ai.

Ai tregon çështjet që do ngrit, nëse bëhet pjesë e asamblesë komunale të Prishtinës.

“Unë do të angazhohem veçanërisht në Hajvali, por nuk do të lë anash as Prishtinën. Në Hajvali do të angazhohem që ambulanta të punojë 24 orë, dhe tjetra në Hajvali të ketë së paku një pediatër, sepse është e pa drejtë që Hajvalia me 20 mijë banorë mos me pas asnjë pediatër për fëmijë”, tha Pacolli.

Lajmet më të lexuara