Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për arbresh.info lidhur me përjashtimin ose jo të Vjosa Osmanit nga kjo parti pas zhvillimeve të fundit.
Mustafa ka treguar se nuk kanë diskutuar për përjashtimin saj nga LDK-ja vetëm se ka pas vërejtje ndaj saj dhe disa deputeteve të tjerë që se kanë përkrah vendimin e LDK-së në marrjen e përgjegjësisë për formimin e Qeverisë.
“Në asnjë rast nuk është diskutuar për largimin e zonjës Osmani nga LDK-ja, ka pas vërejtje lidhur më mos respektimin e disa deputetëve të LDK-së përfshirë edhe zonjën Osmani. Në LDK mendojmë se s’ka të arritur më të madhe për një subjekt se sa ta marrë Qeverisjen e vendit prandaj kemi pritur që ata që janë më LDK-në duhet votojnë që LDK ta merr përgjegjësinë për Qeverisjen e vendit. Nuk kemi diskutuar më zonjën Osmani pas zhvillimeve të fundit. Unë mendoj se Qeveria është zgjedh mbi bazën kushtetuese”./arbresh.info/
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë