Kryeministri Avdullah Hoti dhe Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti kanë mbajtur sot një takim.
Gjatë këtij takimi Mehmeti tha se diskutuan për bashkëpunim të ngushtë mes BQK dhe Qeverisë së Kosovës, raporton Arbresh.info.
“BQK gjatë gjithë kësaj periudhe ka ndihmuar dhe mbetet e përkushtuar në ekonomin e vendit që të kalojmë sfidat e vendit, sistemi financiar mbetet ende i shëndoshë. Bankat vazhdojnë të kreditojnë, po vazhdojnë trendin e rritjes më 7.6%.”, tha Mehmeti.
Ai po ashtu përmendi për shkak të pandemisë ekonomia në vend mund të pësoj rënie prej 7%.
“Ekonomia e Kosovës do të shënoj rënie prej 7%, kjo situatë kërkon bashkëpunim të ngushtë institucional.Kjo pandemi do të ketë ndikim edhe për një pjesë të bizneseve. Sektori bankar ka kapacitete aktuale.”, tha Mehmeti.
Ndërsa, kryeministri Avdullah Hoti përgëzoi BQK për punën e bërë gjatë pandemisë, për shtyrjen e kredive të 60% të bizneseve.
“Për nevojën që kemi për të bashkëpunuar ngushtë për politikat fiskale, ky bashkërendim i aktiviteteve ka qenë një ndihmës e madhe, për shtyrje të pagesës së kredive. E cila sipas të dhënave 77 mijë kërkesave të procedohen në mënyrë të rregullt, 60% e bizneseve i janë shty kreditë. edhe fondet pensionale po përforcojnë shumë mirë.
Ai po ashtu tha se do të bashkëpunojnë ngushtë me BQK edhe për masat e reja për rimëkëmbjen ekonomike
“Diskutuam në detaje për bashkëpunimin e ngushtë që duhet të kemi. Është e qartë që ne edhe përtej dhjetorit do të përballemi me këtë pandemi, kemi parapa vazhdimësinë e këtij fondi për biznese dhe familjare, masat e reja për rimëkëmbje ekonomike do ti marrim në bashkëpunim me BQK”./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...