Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se zgjedhjet e reja mund të jenë opsion nëse nuk arrihet të bëhet qeveria.
Në një konferencë për media, Haxhiu ka përmendur përpjekjet e LVV-së për bisedime me LDK-në, por që është refuzuar disa herë, megjithatë e njëjta nuk ka hedhur poshtë për negociata me Nismën.
“Qytetarët kanë vendosur me 9 shkurte për LVV dhe në këtë drejtim kemi menduar ta bëjmë qeverinë, por opozita ka refuzuar. Nëse nuk ka vullnet ta bëjmë qeverinë nga opozita zgjedhjet janë të mundshme. Ne jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhje”, ka thënë Haxhiu.
“Ne e kemi bërë të hapur se kë e kemi parë si partnerë, PDK-në assesi, me LDK-në kemi pasur përpjekje, por në anën tjetër jemi refuzuar. Negociatat apo diskutimet e takimet mund të vazhdojnë me Nismën apo me ndonjë deputet tjetër që është i interesuar që të jetë pjesë e qeverisë së re, apo të jetë në bashkëqeverisje në qeverinë Kurti 3. Duhet të ecim përpara, jo që të ndalemi, duhet të vazhdojmë para, o me qeveri të re, o me zgjedhje të reja. Ne kemi qenë të interesuar ta bëjmë qeveri, opozita nuk po e pranon rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, por për këtë ka folur populli. Megjithatë, zgjedhjet nëse nuk ka interes dhe e vullnet për ta bërë qeverinë, për të qenë në qeverisje me VV-në janë të mundshme”, tha
Ndër të tjera ajo ka shprehur bindjen e plotë që LVV nuk do të votoj asnjëherë për asnjë deputet të Listës Serbe./Arbresh.info
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...