AKR përmbyll fushatën, Pacolli: Ne kemi kandidatët më të mirë për asamble komunale

17:59 | 15 Tetor 2021

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mbajtur sot takimin përmbyllës të saj.

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka përmbyllur fushatën për zgjedhjet lokale 2021 që do të mbahen të dielën (17 tetor).

Në përmbyllje të fushatës e cila u mbajt në Prishtinë, Pacolli tha se kësaj radhe AKR ka kandidatet dhe kandidatët më të mirë për asamble komunale, duke shtuar se ata meritojnë këtë pozitë.

Kreu i AKR-së, po ashtu tha se e ka përcjellur kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmetin në fushatën e tij dhe vlerëson se ka qenë një fushat, ashtu siç duhet pa sforcime si dhe në mënyrë të drejt ka shpjeguar programin e vet e të AKR-së për kryeqytetin.

“Të gjithë thonë se kësaj radhe që ne kemi kandidatet dhe kandidatët më të mirë të asamblesë komunale. Dua nga thellësia e zemrës të ju falënderojë të gjithëve, sa më shumë vota sepse ju e meritoni atë pozitë. Unë jam i bindur se ju ashtu siç kemi kuptuar deri tani edhe më tutje do të jeni mbrojtësit e interesave të qytetarëve dhe zëri i tyre. Secili prej jush i ka idetë e AKR-së dhe jam i bindur se ju e keni kuptuar se vetëm me punë të dinjitetshme arrihet suksesi”, u shpreh Pacolli.

Ai tha se AKR ka bërë atë që ka mundur, ndërsa të dielën në kutitë e votimit i mbetet qytetarëve të vendosin kë të votojnë.

“Ne kemi bërë atë qe kemi mundur dhe pjesa tjetër i mbetët qytetarit që ju të jeni përqafuesit e qytetarit në asamblen komunale. Unë kam përcjell Gëzimin në fushatën e tij dua të them se ka qenë një fushat ashtu siç duhet pa dhunime pa sforcime por në mënyrë dinjitoze ka shpjeguar programin e vet e të AKR-së. Sot preokupimi është natyra ambienti është shqetësim tepër i madh dhe shpresoj se Gëzimi si kryetar i ardhshëm ta vazhdojë ketë. Do të insistojë qe administrata qendrore e shtetit të Kosovës të kalojë në periferi”, u shpreh kreu i AKR-së në fund. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara