KQZ ka marrur vendim për regjistrimin e partisë politike Bashkimi Demokratik me akronim BD.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u tha se nuk është pranuar asnjë ankesë që ndërlidhet me aplikimin për regjistrim të kësaj iniciative politike.
Bashkimi Demokratik (BD) do të përfshihet në regjistrin e partive politike të regjistruara në Kosovë me numrin rendor 54.
“Më 18 tetor 2024, iniciativa politike e quajtur Bashkimi Demokratik (BD), udhëheqës i së cilës është Ajvaz Berisha, ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim. Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar, përfshirën statutin, programin, aktin e themelimit, simbolin, raportin financiar dhe librezën e nënshkrimeve të përkrahjes së votuesve të regjistruar. Zyra ka shpallur për shqyrtim publik në faqen zyrtare të KQZ kërkesën e kësaj iniciative politike nga data 22 tetor – 28 tetor 2024. Gjatë periudhës së shqyrtimit publik, Zyra nuk ka pranuar asnjë ankesë që ndërlidhet me aplikimin për regjistrim të kësaj iniciative politike. Bashkimi Demokratik (BD) do të përfshihet në regjistrin e partive politike të regjistruara në Kosovë me numrin rendor 54”, u tha gjatë mbledhjes./Arbresh.info/
Olmo refuzoi një ofertë joshëse nga Arabia merkaton e dimrit
Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto...
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbe...
Kurti viziton profesorin 97-vjeçar për Pashkë, vlerëson kont...
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll