Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka pranuar propozimin e kryetarit Albin Kurti për kryeministër në mandatar të dytë.
Në fjalën e tij të rastit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, Konjufca tha se e pranon këtë propozim me qëllim që të shmangen dy palë zgjedhje të njëpasnjëshme dhe që të votohet buxheti i vitit 2026.
“Më duhet ta pranoj këtë nominim të Këshillit të Përgjithshëm. Këtë e bëj si thirrje nga detyra e cila na shndërron në shërbëtor të interesit publik. LVV-ja e ka definuar këtë interes në dy shtylla në rrethanat aktuale. Shmangia e dy palë zgjedhjeve të mundshme brenda tre muajsh dhe së dyti, votimin e buxhetit për vitin 2026, pa të cilin rrezikohen dimensionet vitale të qytetarëve tanë prej mbi 80 mijë pagave të sektorit publik, pensionet e shtesat e fëmijëve, deri te projektet ekzistenciale për shoqërinë tonë”, tha Konjufca.
Ndër të tjera, Konjufca u shpreh për shkak të tekave të partive politike kemi humbur mundësinë e përfitimit të benefitve qindra milionëshe duke u krekosur se po shkojmë në zgjedhje.
“Edhe dy procese tjera nuk na presin, RTK-ja mbet pa pagat e tyre e po ashtu nuk ka kurrfarë afat shtesë për buxhetin e tri komunave”, ka thënë ai.
“Dua të të siguroj diçka, që populli shumë shpejt pret që ti të rikthehesh edhe më fuqishëm se në vitin 2021. Padyshim që ke qenë dhe do të mbetesh kryeministri më i mirë që ka pasur shteti ynë”, ka thënë ai.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...