Gabimet në YouTube nuk kanë fund – dhe duket se secili është më i çuditshëm se tjetri.
Gabimi më i fundit që raportojnë përdoruesit e YouTube ka të bëjë me një nga funksionet bazë – nuk u shfaqen opsionet për të luajtur videon e mëparshme ose të ardhshme.
Kur kaloni me kursor mbi videon, zakonisht në këndin e poshtëm të majtë shfaqen shigjeta për të luajtur videon tjetër ose të mëparshme, ndërsa në mes është butoni për pauzë. Por kohët e fundit, përdoruesit kanë vënë re problem pikërisht këtu.
Nuk mund të ndryshosh videon aktuale përmes këtyre opsioneve. Edhe mua më ka ndodhur kështu. Kur jam i kyçur në llogarinë time të YouTube, nuk i kam këto opsione, por kur jam i çkyçur, ato shfaqen.
Mund të luash videon tjetër duke përdorur shkurtesën në tastierë “Shift + N”, por nuk mund të luash videon e mëparshme me “Shift + P”.
Fshirja e memorjes cache ndihmon përkohësisht, por problemi kthehet shpejt.
YouTube nuk ka dhënë ndonjë deklaratë se kur do ta rregullojë këtë gabim, dhe me të gjitha problemet që kanë pasur kohët e fundit (përfshirë edhe humbjen në gjyq kundër Trump-it), padyshim që nuk u nevojiten probleme të tilla qesharake që do t’u dëmtojnë më shumë reputacionin. /Telegrafi/
“Po lufton me jetën”, 18-vjeçari kosovar aksidentohet rëndë ...
Dhomë speciale brenda BBVK-së? – Flet përfundimisht Alaudin ...
Osmani: Anëtarësimi në NATO është më urgjent se integrimi ev...
Shqipëria javën tjetër me mot të keq, disa qarqe rrezikohen
Stojkoviq me dëshmi: Vuçiq ishte pjesëmarrës në “Safari” nda...
Mungesa e buxhetit vështirëson funksionimin e “Down Sy...