Ndryshe nga ajo që mendohej, telefoni i ri nga kompania kineze Xiaomi, që është thënë se do zbulohet në një event më 24 nëntor në Kinë, do të quhet Redmi Note 3.
Fillimisht është thënë se do të zbulohet Redmi Note 2 Pro, por kompania përmes një foto të postuar në llogarinë zyrtare në ‘Weibo’ ka konfirmuar që Note 3 do jetë pajisja e ardhshme, transmeton arbresh.info.
Nga ajo që është bërë e ditur deri tani, Xiaomi Redmi Note 3 posedon procesor Helio X10, ekran 5.5 inç, 2GB/16GB, 3GB/32GB memorie si dhe një kamerë frontale prej 5 megapiksel, ndërsa atë prapa 13 megapiksel. Me një peshë prej 165.97g dhe trashësi vetëm 8.97mm, telefoni i mençur është thënë se do të ketë bateri gjigante prej 4.000mAh./arbresh.info

Një lëndë ushqyese kyçe për shëndetin e kockave, katër shkaq...
Revolucion, Al po shpejton ndërtimin e anijeve ushtarake në ...
Lani rrobat në këtë cikël nëse nuk dëshironi që t’ju hiqet n...
BE heq ndalimin e planifikuar për motorët me djegie të brend...
Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsis...
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...