Sipas statistikave të publikuara për muajin mars të këtij viti nga kompania StatCounter, del se Windows 7 edhe më tej është sistemi më i pranishëm operativ në kompjuterë, derisa prania e sistemit më të ri operativ Windows 10 është më i dobët.
Windows 7 në mars kishte pjesëmarrje prej 47,03%, derisa Windows 10 renditet i dyti me 34,28%. Në vendin e tretë është Windows 8.1 me 9,63%, ndërsa në të katërtin është Windows XP me prani prej 5,46% në kompjuterë, transmeton KosovaPress.
Sa i përket së ardhmes, mbështetja zyrtare për Windows 7 duhet të vazhdojë deri në janar 2020.
Gjatë shkurtit pjesëmarrja e sistemit operativ Windows 7 ishte 47,17%, derisa pjesa e sistemit Windows 10 shënoi ngritje duke pasur parasysh se në shkurt ishte 33,8%.
Justin Timberlake zbulon se vuan nga sëmundja Lyme
Behrami: Suspendimi i hetuesve policorë që po hetonin korrup...
Dyshime për helmim të qëllimshëm në kamp fëmijësh në Angli, ...
Gucati: Haxhiu të njoftojë institucionet e BE-së për veprime...
Pas kërcënimit të Trump-it, India pezullon blerjen e naftës ...
Fitore Pacolli: Hajrullah Çeku kryetar i ardhshëm i Prishtin...