Google ADS

Volvo do të largojë 3 mijë punëtorë për shkak të krizës së automobilave

23:41 | 27 Maj 2025
E.H

Kompania suedeze, Volvo Cars po shkurton 3 mijë vende pune si pjesë e një programi për uljen e kostove në një kohë kur industria e automobilave po përballet me sfida që rrjedhin nga tensionet tregtare dhe pasiguria ekonomike që rezulton.

Kompania tha të hënën se rreth 1,200 shkurtime vendesh pune do të prekin punëtorët në Suedi, ndërsa 1,000 pozicione të tjera që mbahen aktualisht nga konsulentë, kryesisht në Suedi, ishin gjithashtu të planifikuara për eliminim.

“Masat e shpallura sot kanë qenë vendime të vështira, por ato janë hapa të rëndësishëm në ndërtimin e një Volvo Cars më të fortë”, tha Hakan Samuelsson, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Volvo Cars.

“Industria e automobilave është në mes të një periudhe të vështirë. Për ta adresuar këtë, ne duhet të përmirësojmë gjenerimin e fluksit të parasë dhe të ulim në mënyrë strukturore kostot tona”, vijuan tutje nga kompania.

Kompania, në pronësi të Geely të Kinës, ka 42 mijë e 600 punonjës. Prodhuesit e automjeteve në të gjithë botën po përballen me disa vështirësi , duke përfshirë rritjen e kostove të lëndëve të para, një treg evropian të automjeteve në rënie dhe vendosjen e tarifave prej 25% nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për makinat dhe çelikun e importuar.

Volvo Cars ka selinë qendrore dhe zyrat e zhvillimit të produkteve në Goteborg, Suedi, dhe prodhon makina në Belgjikë, Karolinën e Jugut dhe Kinë./klankosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm