Dukja që mund të ketë, është shumë e këndshme.
Modeli i tanishëm i Volkswagen Tiguan, i lansuar më 2016 është shumë i pëlqyer dhe megjithëse nuk është vjetruar, kanë filluar përgatitjet për ndryshim, që duket se do të jetë shumë i madh, transmeton Telegrafi.
Në fillim të muajit, Volkswagen bëri të ditur se do ta kthejë Tiguanin e ri në një crossover kupe, që do të ketë më shumë stil. Gjë që do të ishte një ndryshim i këndshëm, për dallim prej stilit më të thjeshtë që e ka tani.
Megjithëse Volkswagen e ka mbajtur shumë fshehtë dhe nuk është parë ndonjëherë duke u testuar, nuk e ka ndaluar kompaninë Kolesa që ta ilustrojë dizajnin që do të ketë.
Ky model do të ndërtohet në platformën MQB, që e ka zhvilluar Volkswagen, andaj do të ketë dizajnë të tërësishme.
Sipas këtij fakti, është menduar Volkswagen Tiguan i ri, që do t’i përshtatet modeleve moderne dhe të jetë sa më komod.

Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump