Kompania gjermane e prodhimit të makinave, Volkswagen, do të pezullojë pjesën më të madhe të aktiviteteve në Iran, teksa këta të fundit po vuajnë pasojat e sanksioneve të vendosura nga SHBA.
Volkswagen deri më tani nuk ka konfirmuar lajmin, por sipas “Bloomberg” administrata amerikane ka bindur kompaninë gjermane të mbështesë sanksionet.
Ambasadori i SHBA-ve në Berlin, Richard Grenell, tha se negociatat me zyrtarët e Volkswagen-it kanë zgjatur gjatë, raporton Bloomberg.
“Nga Volkswagen-i është thënë se do të respektojnë sanksionet ndaj Iranit. Jemi të kënaqur me këtë vendim. Irani, në vend që resurset ekonomike t’i drejtojë drejt popullit, i drejton drejt përhapjes së jostabilitetit global dhe dhunës”, shtoi ai.
Pakoja e parë e sanksioneve të vendosura nga SHBA-të mbi Teheranin ka të bëjë kryesisht me industrinë e automobilave, e cila punëson numrin më të madh të iranianëve.
Hyundai zbulon robotin MobED me AI për të lëvizur me stabili...
Kurti: Kam ofruar garanci që ish-krerët e UÇK-së të mbahen n...
Kurti: Mospajtimet me SHBA-në kanë qenë vetëm për qasjen nda...
Ramadani pas humbjes nga Alkmaari: Ishte ndoshta kundërshta...
Meloni nxjerr në ankand edhe shallin e Edi Ramës
Shtëpia e Bardhë përcjell zhgënjimin e Trumpit me Ukrainën d...