Përdoruesit e Instagram, tashmë të zhgëjyer nga modifikimet e shumta, po provojnë një rrjet social të ri i cili i jep përparësi privatësisë.
Bëhet fjalë për një aplikacion pa reklama i cili lejon të ndahen foto, lidhje, rekomandime librash, filmash midis miqve. Në listën e aplikacioneve të dyqanit Apple në Angli, ka kaluar nga vendi i 99 në vendin e parë gjatë javëve të fundit, gjë që tregon se përdoruesit e mediave sociale mund të jenë duke kërkuar alternativa të reja për përdorim.
Vero shitet si një aplikacion që “të lejon të jesh vetvetja”. Është lançuar për herë të parë në vitin 2015 nga Ayman Hariri, një miliarder biznesmen dhe djali i ish kryeministrit libanez Rafik Hariri. Nga një intervistë e dhënë për CNBC, Hariri është shprehur se ideja lindi për shkak të shqetësimeve që i jepnin reklamat që shfaqeshin gjatë përdorimit të Twitter dhe Facebook.
Nga më shumë se 500 mijë postime në lidhje me këtë aplikacion, shihet qartë se përdoruesit e Instagram dhe Facebook nuk janë të kënaqur me ndryshimet e algoritmeve siç janë shfaqja e postimeve në mënyrë të rastësishme dhe jo sipas kronologjisë, si edhe sugjerimi i postimeve.
Mbetet për tu parë nëse Vero po përjeton një sukses momental apo do të vazhdojë të jetë në krye të shkarkimeve në App Store dhe Google Play.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit