Facebook ka dështuar të largojë shumë raste të raportimeve mbi përmbajtje ekstreme dhe pornografi me fëmijë edhe pse moderatorët e rrjetit shoqëror ishin informuar direkt për përmbajtjen potenciale ilegale, tregon një hulumtim i “The Times”, të enjten.
Moderatorët e Facebook kanë hequr disa foto të raportuara, por i kanë lënë të paprekura postimet pro-xhihadiste. Kompania duket se ka marrë aksion vetëm pasi The Times i ka identifikuar ato në storie.
Një zyrtar i Facebook tha se kompania tash ka larguar imazhet e identifikuara nga The Times si potencialisht ilegale, pasi ato shkelin politikat e kompanisë dhe si të tilla nuk kanë vend në Facebook.
“Neve na vjen keq që ka ndodhur kjo”, tha zëvendës presidenti i Operacioneve të Facebook-ut, Justin Osofsky.
“Është e qartë se ne mundemi të veprojmë më mirë dhe do të vazhdojmë të punojmë më shumë”, ka shtuar ai.
Një zyrtar i policisë së Londrës ka bërë thirrje që përmbajtja ekstreme të raportohet përmes formës online.
Ai nuk ka dashur të komentojë nëse ka pasur hetime pasi Facebook ka dështuar të veprojë kur ishte paralajmëruar për përmbajtje ilegale./Arbresh.info
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...