Kompanitë analitike Counterpoint Research dhe Canalys kanë publikuar analizat e tyre të rregullta të tregut të telefonave celularë, të cilat i referohen gjendjes së tregut global të gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024.
Të dyja kompanitë bien dakord për telefonin më të njohur në periudhën korrik-shtator, dhe në të dyja listat është modeli standard iPhone 15, transmeton Telegrafi.
Tre vendet e para i zënë Apple iPhone 15, 15 Pro Max dhe 15 Pro, ndërsa pas tyre janë Galaxy A15 4G, Galaxy A15 5G, Galaxy A35 5G dhe Galaxy A05 dhe më pas iPhone 14.
Lista e modeleve Apple dhe Samsung është “thyer” nga Redmi 13C 4G duke u renditur në vendin e nëntë, dhe Samsung Galaxy S24 është gjithashtu në top 10.
Në listën e Canalys, pas modelit iPhone 15 është Galaxy A15 i Samsung, i ndjekur nga dy iPhone-ët më të rinj: iPhone 16 Pro dhe Pro Max.
Nuk ka modele Samsung nga segmenti premium në këtë listë, pasi ato janë të gjitha nga segmenti i mesëm dhe i poshtëm.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...