Një shumicë dërrmuese njerëzish përdorin inteligjencën artificiale (AI) çdo ditë, edhe pse nuk u besojnë rezultateve të saj, sipas një studimi të ri.
Studiues nga Universiteti i Melburnit (Australi) dhe firma globale konsulente KPMG anketuan më shumë se 48,000 njerëz nga 47 vende midis nëntorit dhe janarit 2025 në lidhje me besimin, përdorimin dhe qëndrimet e tyre ndaj inteligjencës artificiale.
Studimi zbuloi se, ndërsa më shumë se dy të tretat e të anketuarve përdorin inteligjencën artificiale rregullisht, qoftë në punë, shkollë apo në kohën e tyre të lirë, vetëm 46% janë të gatshëm t’u besojnë këtyre sistemeve, transmeton Klankosova.tv
“Besimi është faktori që parashikon më së miri pranimin e inteligjencës artificiale”, tha për Euronews Samantha Gloede, CEO e KPMG.
“Aty ku njerëzit kanë më shumë besim është tek aftësia teknike e inteligjencës artificiale për të ofruar rezultate dhe shërbime të sakta dhe të besueshme”, thotë tutje Gloede.
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...