Pas të rejave të Facebook, Snapchat tenton të diferencojë platformën e tij duke publikuar kërkimin në historitë ‘kolektive’.
Nuk mund të kërkohen “snap” private, por ato që anëtarët i shpërndajnë publikisht me komunitetin e Snapchat, dhe që do të përzgjidhen nga një skuadër kuruesish për një temë të caktuar. Bëhet fjalë për diçka që aktualisht është e disponueshme në disa qytete të SHBA-ve, të publikuar nga kompania e fantazmës së verdhë pas kuotimit në bursë.
Ky opsion u jep mundësi anëtarëve të kërkojnë “një milionë histori” në bazë të vendeve, eventeve, fjalëve kyçe. Për më tepër, shoqëria bën të ditur se krijon Stories të reja duke shfrytëzuar “machine learning”, një formë e inteligjencës artificiale.
Ky funksion kërkimi për Snapchat mund të jetë një mënyrë që përdoruesit ti rikthehen platformës për të parë video drejt për drejtë, sidomos në argumente specifike.
Një kundërlëvizje kjo, duke parë se Façebook po përdor në aplikacionet e tij, përfshi dhe Instagram dhe WhatsApp, elementë deri tani identifikues të Snapchat, që nga Stories tek postimet 24 orëshe.
Thaçi nga Haga: Më është mbyllur goja për të folur dhe më ja...
Nga një nxënës që shikonte fshehurazi ndeshjen, në protagoni...
Carrick pranë emërimit si trajner i përhershëm te Man United...
Takim edhe me Kurtin, Rama ndan fotoalbumin e punimeve të Sa...
Uran Ismaili konfirmon koalicionin me Përparim Ramën në krye...
Lewandowski do të vendosë për të ardhmen e tij pas festës së...