Duhet të presim deri në Geneva Motor Show të vitit që vjen, për të parë se si duket Agera tërësisht i ri
Gjatë javës së kaluar, Koenigsegg e ka organizuar një aheng privat në një qendër sallonesh për vetura në Melboune të Australisë, ku iu jepi një perspektivë klientëve të rinjë, se si mund të duket zëvendësi i Agera RS, transmeton Telegrafi.
Megjithëse modeli i paemëruar nuk prezantohet deri në mars të vitit që vjen në Geneva Motor Show, është shfaqur një skicë që e tregon se çfarë linjash mund të ketë. Mjafton vetëm pamja e pasme, që të shihet se nuk ngjanë shumë me Agera dhe Regera.
Ka linja shumë më të fryra se Agera, ndërsa është shumë me agresiv se Regera. Pjesa e sipërme është shumë më ndryshme, ndërsa pjesa e poshtme është e ulur së tepërmi, por që në shikim të parë mund të thuhet se është Koenigsegg.
Me Agera RS dhe Ragera hibrid, të dyja të shitura në tërësi, kjo mund të jetë makina e vetme që prodhuesi do ta ketë në dispozicion. Nuk është bërë i ditur asnjë detaj më shumë, vetëm se do të jetë shumë më i fuqishëm, agresiv dhe shpejtë se modelet paraprake. /Telegrafi/






Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...