Agjencia Kombëtare e Sigurisë në Trafikun e Autostradave të SHBA-së (NHTSA) ka dhënë shpërblim për herë të parë për një sinjalizues që raportoi një gabim në vetura.
Denoncuesi është paguar 24 milionë dollarë, që është edhe shpërblimi maksimal që mund të paguhet. Sipas ligjit, mund të paguhet shpërblim në vlerën deri në 30% të shumës së arkëtuar nga gjobat.
Bëhet fjalë për Hyundai dhe Kia, filialet e tyre në SHBA.
Një ish-inxhinier i Hyundai raportoi një defekt në motorët Theta II, me të cilët janë të pajisur modelet Hyundai dhe Kia.
Pas një marrëveshjeje me kompanitë për tërheqje të modeleve, NHTSA vendosi gjobë prej 210 milionë dollarësh për to, nga të cilat 81 milionë dollarët janë paguar tashmë. Sipas statutit, NHTSA lejohet të paguajë sinjalizuesin deri në 30% të parave të mbledhura nga një gjobë prej më shumë se një milion dollarëshe.
“Sinjalizuesit kanë një rol kyç në informimin e NHTSA-së për çështjet e sigurisë që fshihen në agjenci”, tha Seven Cliff, zyrtar i NHTSA-së.
Motori me katër cilindra Theta II u instaluan në një sërë modelesh. Më sakt bëhet fjalë për modelet Sonata dhe Santa Fe Sport të Hyundai dhe Optima, Sorento dhe Sportage të Kia. Këto janë modele të prodhuara nga viti 2011 deri më 2014. Për shkak të një gabimi gjatë prodhimit, ka pasur rrezik për të shkaktuar zjarr në vetura. \autoblog
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci