Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kina po udhëheqin garën në 5G, por SHBA-të duhet të bëjë më tepër kur bëhet fjalë për këtë, kështu tha drejtori ekzekutiv i Nokia-së gjatë Kongresit ‘Mobile World 2018’, që po mbahet në Barcelonë, shkruan Telegrafi.
“Kjo është një garë me fyt me fyt ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, por mbetet të shihet se kush do të jetë i pari”, tha Suri.
Sipas tij, do të jetë shumë e vështirë për t’u parë se kush do të jetë i pari.
Është e qartë se Suri është i zhgënjyer që Evropa nuk po e udhëheq këtë garë. Një pjesë e problemit në Evropë, sipas tij është se ka shumë operatorë dhe të ardhurat mesatare për përdorues janë shumë më të ulëta sesa në SHBA ose Japoni.
“Nuk do të ketë 5G në Evropë, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Konsolidimi për të njëjtën gjë është i nevojshëm midis operatorëve”, tha ai. /Telegrafi/
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...
Rooney jep deklaratën e papritur për Neymarin
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...