Kompania teknologjike ‘Nvidia’ do të prodhojë superkompjuter për Inteligjencën Artificiale. Bëhet e ditur se do të investoje 500 mld $ brenda 4-vjeçarit të ardhshëm në infrastruktura për superkompjuter që do shërbejnë për IA.
Investimi do të kryhet i gjithi në SHBA, dhe kompania e bën të ditur në një njoftim ku thekson se ka nisur tashmë bashkëpunimi edhe me manifakturierë për projektimin dhe ndërtimin e fabrikave për prodhimin kombëtar të superkompjuterëve.
Kompania teknologjike për realizimin e megaprojektit ka në dispozicion 90 mijë m2 hapësirë prodhuese, që do shërbejë për ndërtimin dhe testimin e chip-eve Blackwell në Arizona dhe për superkompjuter që do shërbejnë për IA në Texas./KlanNews.al
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?